Reali tregon fytyrën e vërtetë

Sport February 14, 2018 - 22:32

Real Madridi ka shënuar fitore 3:1 në ndeshjen e parë ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Gjigandi spanjoll pavarësisht formës së dobët që është duke treguar këtë edicion, arriti të bëj një paraqitje të mrekullueshme ndaj parisienëve.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Adrien Rabiot në minutën e 33-të.

Por, madrilenët arritën që të kthehen në rezultat përmes dy golave të Cristiano Ronaldos, i cili së pari në minutën e 45-të përmes penaltisë dhe kurse të dytin e realizoi në minutën e 83-të.

Fitoren e spanjollëve e vulosi Marcelo në minutën e 86-të./Zëri