Sport

Lajm i keq për Valon Berishën

Lajm i keq për Valon Berishën
14 shkurt 2018 • 22 : 23

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha ka humbur ndeshjen më të rëndësishme deri më tani të sezonit me skuadrën e tij Red Bull Salzburg, atë ndaj Real Sociedadit në Ligën e Evropës.

Berisha vuan nga një dëmtim muskulor në këmbë dhe për këtë arsye nuk do të udhëtojë për në Sociedad, raporton mediumi austriak Die Presse, shkruan Insporti.

Berisha nuk është i vetmi që mungon për Red Bull Salzburg në këtë ndeshje. Edhe mesfushori austriak Christoph Leitgeb nuk do tëjetë në dispozicion të skuadrës të mërkurën.

Gjithashtu në dilemë janë edhe dy qendërmbojtësit Duje Caleta-Car dhe Andre Ramalho.

Ndeshja mes Red Bull Salzburg dhe Real Sociedad është e vlefshme për fazën e 1/32-ave të Ligës së Evropës.

 

© zëri.info