Sport

Shkëndija - Vardari, kështu u mbyll derbi i kampionatit maqedonas!

Shkëndija - Vardari, kështu u mbyll derbi i kampionatit maqedonas!
14 shkurt 2018 • 16 : 16

Shkëndija e ka nisur pjesën e dytë të kampionatit maqedonas me barazim, shkruan zeri.info.

Kuqezinjtë i kanë ndarë pikët të mërkurën me Vardarin, me të cilin barazuan 1:1, në derbin e xhiros së 19-të të Superligës së Maqedonisë.

Mysafirët nga Shkupi kanë befasuar duke kaluar të parët në epërsi në minutën e 78-të përmes Boban Grncarov.

Mirëpo, ekipi shqiptar nuk ndenji duarkryq dhe tetovarët e barazuan rezultatin në minutën e 85-të përmes Besart Ibraimit.

Kuqezinjtë kishin edhe raste të tjera gjatë lojës, të cilat megjithatë nuk arritët t’i shfrytëzonin. Ky barazim ia mundëson ekipit tetovar që ta ruajë distancën prej plot 12 pikëve në tabelë karshi rivalit kryesor, Vardari.

Shkëndija ka 47 pikë pas 19 ndeshjesh të zhvilluara duke regjistruar 15 fitore, 2 barazime e 2 humbje. Shkëndija synon ta fitojë titullin e kampionit dhe të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër. /Zëri/

© zëri.info