ZYRTARE: Këto janë skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Kupës së Kosovës!

Sport February 14, 2018 - 15:23

Sapo kanë përfunduar shtatë ndeshjet e rrethit të katërt të Kupës së Kosovës ën futboll, shkruan zeri.info.

Me këtë rast, janë zbuluar emrat e çerekfinalistëve të këtij kompeticioni, të cilët do t’i njohin emrat e kundërshtarëve të premten në orën 14:00, kur edhe do të hidhet shorti i çerekfinales.

Prishtina, Gjilani, Llapi, Vëllaznimi, Drenica, Vushtrria dhe Drita e prenë sot biletën për çerekfinale. /Zëri/