Basel – Man City, kështu u mbyll ndeshja

Sport February 13, 2018 - 22:37

Është mbyllur tashmë ndeshja ndërmjet Baselit dhe Manchester Cityt, e vlefshme për të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info.

Ekipi anglez ka fituar me rezultat të pastër, 4:0 midis Zvicrës duke e bërë një hap të madh drejt çerekfinales. Ilkay Gundogan ka realizuar dy gola për Citizens, kurse nga një e shtuan Bernardo Silva e Sergio Aguero.

Nga ana tjetër, te ekipi zviceran me karton të verdhë është ndëshkuar futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka. /Zëri/