Liga Ballkanike: Bashkimi - KK Ibar Rozaje, ky është rezultati final!

Sport February 13, 2018 - 22:16

Bashkimi e ka regjistruar një fitore të madhe sonte në Ligën Ballkanike, shkruan zeri.info. Skuadra prizrenase e ka mposhtur ekipin KK Ibar Rozaje me rezultat 100:84 (22:19, 21:21, 25:19 e 32:25).

Tek ekipi Portokalli më të mirët ishin Vincent Zollo me 31 pikë, Altin Morina me 20 e Urime Zenelaj me 18 sosh. Ndërkaq, tek mysafirët Gerel Simmons ka shënuar 27 pikë e Nedim Felec 24.

Kjo ishte fitorja e pestë e ekipit kosovar, e cila e ngrit atë në pozitën e tretë me 15 pikë të grumbulluara, ndërkohë që ka edhe pesë humbje. Bashkimi me këtë rast i rrit gjasat për kalim në fazën tjetër. /Zëri/