Sport

S’ka 'Stop' për Warriorsin e Jazzin

S’ka 'Stop' për Warriorsin e Jazzin
13 shkurt 2018 • 16 : 23

Utah po tregohet gjithnjë e më i frikshëm, shkruan zeri.info.

Jazz e mposhtën San Antonion dhe me këtë rast e regjistruan fitoren e dhjetë radhazi falë pikëve vendimtare të “Rookie” të mrekullive, Donovan Mitchell, i cili e vendosi lojën në gjuajtjen finale.

Gjithçka e lehtë ishte për Warriorsit, të cilët i “harxhuan” Suns në “Oracle Arena” për ta mbyllur lojën me epërsi mbresëlënëse prej +46.

Festuan edhe Clippers, të cilët e harruan “rrëshqitjen” ndaj Sixers për të vrapuar përpara drejt fitores së katërt në pesë ndeshjet e fundit në parketin e Nets.

Ndërkohë Philadelphia e mposhti New Yorkun dhe e shijoi fitoren e katërt radhazi falë dyshifrorit të trefishtë të TJ McConnell.

Fitores i janë gëzuar edhe Bulls e Pelicans në ndeshjet gjegjëse.

Rezultatet: Brooklyn Nets – Los Angeles Clippers 101-114, Utah Jazz – San Antonio Spurs 101-99, Golden State Warriors – Phoenix Suns 129-83, Chicago Bulls – Orlando Magic 105-101, Detroit Pistons – New Orleans Pelicans 103-118, Philadelphia 76ers – New York Knicks 108-92. /Zëri/

© zëri.info