A do të kthehet Ronaldo në Manchester?

Sport February 13, 2018 - 15:47
Lajmi i fundit konfirmon gjithçka rreth së ardhmes së portugezit

Kontrata e re e Jose Mourinhos me Manchester Unitedin e ka mbyllur çdo mundësi që Cristiano Ronaldo të kthehet te “Djajtë e Kuq”.

Lajmin e ka bërë të ditur “Le10Sport”, përcjellë zeri.info.

Raportohet se ylli portugez nuk po ndihet mirë në kryeqytetin spanjoll këtë sezon dhe se e ka paralajmëruar largimin nga “Los Blancos” gjatë verës që vjen nëse madrilenët nuk ia ofrojnë atij një kontratë të re.

Mirëpo, “CR7”-shi edhe nëse largohet nga “Santiago Bernabeu” nuk do të kthehet në “Old Trafford” gjatë verës, pasi ai nuk dëshiron të punojë më me trajnerin Mourinho pasi i kishte prishur punët me “Special One” në fund të eksperiencës së këtij të fundit në Madrid para se t’i bashkohej Unitedit. Prandaj, ende nuk dihet se cili mund të jetë ekipi i ardhshëm i Ronaldos. /Zëri/