Aubameyang thumbon Milanin

Sport February 13, 2018 - 14:28

Pierre-Emerick Aubameyang ka mbetur i zhgënjyer me Milanin, shkruan zeri.info.

Sulmuesi gabonez dëshironte të rikthehej në “San Siro” ku i kishte kaluar ditët e rinisë si futbollist profesionist, por thotë se “Rossoneri” nuk bënë asgjë për ta transferuar atë nga Borussia Dortmundi, edhe pse ai e priste gjigantin italian gjatë gjithë verës së vitit të kaluar.

E atë që nuk e bëri Milani, e bëri gjatë janarit Arsenali, i cili e transferoi sulmuesin e rrezikshëm nga klubi gjerman.

Ndërkohë, sulmi i Milanit ka dështuar këtë sezon dhe blerjet Nikola Kalinic e Andre Silva nuk e kanë arsyetuar aspak veten.

Më shumë ka dhënë kontribut Patrick Cutrone sesa dyshja që i kushtoi Milanit disa dhjetëra miliona euro.

Dhe, pa dyshim se tifozëve të klubit nga qyteti i Modës iu ka mbetur merak sulmuesi gabonez, i cili e ka një porosi për ta: “Milani ka fjetur”, ka qenë i shkurtër Aubameyang për “La Gazzetta dello Sport”. /Zëri/