Albin Tahiri zuri vendin e 37-të nga 65 garues në debutimin e tij në LOD PyeongChang 2018

Sport February 13, 2018 - 10:18

Albin Tahiri ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Skitari ynë ka zënë vendin e 37-të nga 65 garues në disiplinën kombinim alpin.

Kjo pozitë vlerësohet e suksesshme, bazuar në kushtet që mbretëruan sidomos në garën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan.

Gara e parë ishte ajo e lëshimit.

Qëllimi i tij ishte të mos diskualifikohej në debutim.

28-vjeçari pati kohën 2:23.40 sekonda.

I urojmë suksese Albinit edhe në garat e ardhshme.

Image