Champions League, 16 skuadrat më në formë

Sport February 12, 2018 - 20:47

Juventusi, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain – këto janë tri skuadrat më në formë momentalisht në Evropë.

“Goal.com” ka publikuar renditjen e skuadrave më në formë në Evropë para ndeshjeve të 1/16 në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Forma e skuadrave është vlerësuar me paraqitjet në 10 takimet e fundit ku liderë të padiskutueshëm janë Juventusi dhe Bayern Munichu, me nga 10 fitore.

Podiumin e plotëson Paris Saint Germaini me nëntë fitore nga 10 takimet e fundit, ndërsa në top pesëshe gjenden Porto e Manchester City ( me nga 8 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim).

Barcelona dhe Porto e ndajnë vendin gjashtë dhe shtatë, me nga shtatë fitore dhe një humbje në 10 takimet e fundit në të gjitha garat, përcjell Gazeta Express.

Befasia është Real Madridi, besoni apo jo, skuadra e Zinedine Zidane renditet e 15, pothuajse me formën më të dobët nga gjithë 16 skuadrat që vazhdojnë të jenë në garë në Champions League. /Gazeta Express/

16. Roma | 12 pikë - do të përballet me Shakhtar Donetsk

15. Chelsea | 13 pikë - do të përballet me Barcelonën

14. Real Madrid | 18 pikë - do të përballet me Paris Saint Germain

13. Shakhtar Donetsk | 19 pikë - do të përballet me Romën

12. Basel | 19 pikë - do të përballet me Manchester City

11. Manchester United | 20 pikë - do të përballet me Sevillan

10. Sevilla | 20 pikë - do të përballet me Manchester United

9. Liverpool | 22 pikë - do të përballet me Porton

8. Tottenham | 22 pikë - do të përballet me Juventusin

7. Barcelona | 23 pikë - do të përballet me Chelsean

6. Besiktas | 23 pikë - do të perballet me Bayern Munich

5. Manchester City | 25 pikë - do të përballet me Baselin

4. Porto | 25 pikë - do të përballet me Liverpoolin

3. Paris Saint-Germain | 27 pikë - do të përballet me Real Madridin

2. Bayern Munich | 30 pikë - do të përballet me Besiktasin

1. Juventus | 30 pikë - do të përballet me Tottenhamin