Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shkëndija – Vardari

Sport February 12, 2018 - 15:18

Të mërkurën nis gjysmësezoni pranveror në LPFM me derbin Shkëndija – Vardari, ndërsa duke parë interesimin e madh të publikut që nga mesdita e sotme ka nisur shitja e biletave për këtë përballje, njofton klubi tetovar.

Të njëjtat mund të sigurohen në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës. Çmimi për një biletë është 100 denarë. Ndeshja nis në orën 14:00.

Shkëndija bëhet gati për përballjen e xhiros së 19-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë përballë Vardarit të Shkupit të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00.

Interesimi i madh i publikuar për këtë ndeshje ka bërë që të merren gjitha masat për organizim të mirëfilltë të kësaj përballje të rëndësishme për skuadrën tonë.

Për të eliminuar rrëmujat e panevojshme dhe radhët te stadiumi para fillimit të ndeshjes, biletat për sfidën Shkëndija – Vardari janë nxjerrë në shitje prej sot në mesditë dhe të njëjtat mund të sigurohen në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës.

Shitja do të vijojë edhe të martën dhe të mërkurën, ndërsa ditën e ndeshjes (e mërkurë) do të hapet edhe sporteli te stadiumi i qytetit.

Çmimi për një biletë është 100 denarë.

Ndeshja Shkëndija – Vardari luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:00.

Image