Llallana pyet fansat: Si mund t’i shkrij këmbët?

Sport February 12, 2018 - 13:56

Adam Llallana qëndroi në fushë për rreth 15 minuta në fitoren 0-2 të Liverpoolit në transfertën e Southamptonit, por fotoja që ka publikuar pas kësaj sfidë të jep përshtypjen që sapo është kthyer nga një betejë mitike, ku është luftuar deri në frymën e fundit.

Këmbët e futbollistit të Kombëtares Angleze duken gjysmë të ngrira nga i ftohti i acartë dhe lagështia. Këto janë efektet anësore që sjell zhvillimi i ndeshjes në kushte të këqija klimaterike, transmeton SS.

Këtë foto Llallana e ndau me ndjekësit e tij në Instagram, të cilët i pyet se cila është mënyrë më efikase për të shkrirë këmbët.

Image

Image