Barça duhet të djersijë ende për titullin

Sport February 12, 2018 - 11:42

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka paralajmëruar lojtarët e tij që duhet ende të punojnë për të fituar titullin e ligës spanjolle, transmeton zeri.info

Barcelona barazoi 0:0 në shtëpi kundër Getafes në fundjavë dhe kjo bëri që Atletico t’i afrohet në shtatë pikë katalonjasve.

“Ne ende duhet të djersijmë për ligën”, deklaroi Valverde.

“Ne do të hasim në shumë skuadra që do ta bëjnë punën e vështirë. (Getafe) është një skuadër e papërshtatshme dhe na mungoi paksa freskia që të kemi më shumë rrjedhshmëri”, shtoi strategu spanjoll, i cili është në krye të gjigandit spanjoll që prej qershorit të vitit të kaluar.

“Na mungoi shkëndija për të bërë diçka më ndryshe”, u shpreh ai. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Barçën, pas atij me rivalin lokal, Espanyol 1:1 në xhiron e 22-të./Zëri