Neymar do t’i bashkohet Realit

Sport February 12, 2018 - 10:21
Neymar ka qenë së fundmi i lidhur me një kalim të mundshëm te klubi madrilen.

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo beson që bashkëkombësi i tij Neymar do të transferohet te gjigandi spanjoll në të ardhmen, transmeton zeri.info

Neymar, i cili ishte transferuar për një shifër rekorde prej 222 milionë eurosh në drejtim te Paris Saint-Germaini gjatë verës së kaluar, ka qenë së fundmi i lidhur me një kalim të mundshëm te klubi madrilen.

“Mendoj se Neymari do të luajë për Real Madridin një ditë”, deklaroi Marcelo. “A do të përshtatej Neymari në Real Madridi? Ai sigurisht që do të përshtatej”, shtoi reprezentuesi brazilian.

“Do të ishte shumë mirë nëse ai do të vinte te Real Madridi. Për mendimin tim, lojtarët e mëdhenj duhet të luajnë për këtë klub”, u shpreh ai para përballjes mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit të mërkurën në Ligën e Kampionëve./Zëri