Reali, i përgatitur për PSG-në

Sport February 11, 2018 - 13:32

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se ekipi i tij është i përgatitur mirë për ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Gjigandi madrilen fitoi 5:2 ndaj Real Sociedadit të shtunën, ndërsa ndeshjen ndaj klubit parisien e zhvillon të mërkurën.

“Ne e luajtëm të gjithë pjesën e parë me intensitet të lartë, vendosmëri dhe dëshirë dhe e morëm një rezultat të mirë para pushimit. Kanë qenë 45 minuta në një nivel të mitë, ndeshje e mirë, raste dhe gola. Ne jemi të kënaqur. Në këtë mënyrë ne jemi përgatitur mirë për ndeshjen e së mërkurës”, deklaroi Zidane.

“Tani është koha që të pushojmë mirë dhe duke filluar prej ditës së nesërme të mendojmë për Ligën e Kampionëve. Ne jemi të gjithë të gatshëm për të mërkurën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh francezi./Zëri