Mourinho flet për largimin e mundshëm të De Geas

Sport February 11, 2018 - 13:23
Jose Mourinho ka zbuluar të ardhmen e Davide De Geas

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka përjashtuar një largim të mundshëm të portierit David de Gea sepse klubi anglez nuk dëshiron t’i shesë lojtarët më të mirë të ekipit, transmeton zeri.info

“A mendoni se një klub, i cili po provon të sjellë lojtarët më të mirë është një klub që është i hapur për largimet e lojtarëve më të mirë? Nuk ka kuptim”, deklaroi Mourinho.

“Nëse duam të arrijmë në një nivel tjetër, ne duhet të joshim futbollistët më të mirë siç bëmë me Alexis (Sanchez), (Nemanja) Matic, (Paul) Pogba e kështu me radhë dhe të mos lejojmë largimin e futbollistëve tanë më të mirë”, shtoi ish-trajneri i Chelseat, Real Madridit, Interit dhe Portos.

De Gea është paraqitur në 31 ndeshje deri më tani këtë edicion për “djajtë e kuq”./Zëri