Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Schalkes

Sport February 10, 2018 - 20:41

Bayern Munich e ka vazhduar serine e fitoreve të njëpasnjëshme, pasi të shtunën pasdite e mposhti Schalken në “Allianz Arena”.

Bayern e nisi shumë mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi përmes sulmuesit polak, Robert Lewandowski në minutën e 6-të, raporton Express.

Por, mysafirët reagon duke e barazuar rezultatin në minutën e 29-të, me anë të Di Santo.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Bayern riktheu epërsinë përmes Thomas Mullerit në minutën e 36-të.

Kjo i mjaftoi Bayern Munichut për t’i siguruar tri pikë të plota, duke e çuar në 56 totalin e pikëve të grumbulluara në vendin e parë në renditjen tabelore të Bundesligës gjermane.

Schalke mbetet e gjashta me 34 pikë.