United afër Fabinhos

Sport February 09, 2018 - 14:07

Manchester Unitedi ka shprehur gatishmërinë për të paguar 50 milionë euro për mesfushorin e Monacos, Fabinho gjatë afatit kalimtar të verës, raporton e përditshmja angleze “The Mirror”.

Reprezentuesi brazilian kishte deklaruar para disa muajve se mund të largohet nga Monaco dhe kjo ka bërë që e ardhmja e tij në klubin francez të vihet në dyshim.

Sidoqoftë, paraqitjet e brazilianit me klubin francez nuk kanë ndryshuar. Ai është paraqitur në 22 ndeshje deri më tani në ligën franceze dhe ka realizuar 4 gola dhe 3 asistime.

Fabinho ka qenë i lidhur me një kalim në “Old Trafford” prej kohësh dhe ishte afër nënshkrimit me klubin anglez gjatë verës së kaluar.

Futbollisti pëlqehet shumë nga trajneri i “djajve të kuq”, Jose Mourinho. Interesim për Fabinhon ka shprehur edhe Paris Saint-Germaini./Zëri