Hysaj, i gatshëm për Lazion

Sport February 09, 2018 - 11:15

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Lazios të shtunën, transmeton zeri.info

Reprezentuesi shqiptar nuk mori pjesë në stërvitjen e ditës së enjte për shkak të një gripi dhe temperaturës së lartë, duke rrezikuar kështu që të mbetet jashtë ndeshjes kundër lazialëve në xhiron e 24-të të ligës italiane.

Edhe futbollistë të tjerë si Raul Albiol, Dries Mertens dhe Jose Callejon nuk janë në 100 përqindëshin e tyre, ndërsa Faouzi Ghoulam dhe Arkaduisz Milik mungojnë prej kohësh.

Menaxheri i reprezentuesit shqiptar, Mario Giuffredi thotë se klienti i tij do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme.

“Klienti im ka pasur ethe, por duhet shumë më shumë se kaq për ta thyer atë”, deklaroi Giuffredi.

“Në të kaluarën ai është përballur ndaj sulmuesve shumë të fortë, kështu që nuk do të jetë një problem edhe ndaj Ciro Immobiles dhe Luis Albertos”, shtoi ai./Zëri