Anglezët, mjeshtër të simulimit

Sport February 08, 2018 - 13:17

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se futbollistët e rritur në Premierligë janë bërë liderë në artin e mashtrimit, duke i lënë gjyqtarët në pozita të vështira, transmeton zeri.info

Wenger ka simpati për gjyqtarët të cilët provojnë që të vërejnë simulimet, ndërsa thotë se futbollistët anglezë janë bërë mjeshtër të simulimeve.

Simulimi është bërë një çështje shumë e përfolur, sidomos pas mashtrimit që bëri mesfushori i Tottenhamit në zonën e penalltisë në barazimin 2:2 ndaj Liverpoolit.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë, i cili ishte i treti në karrierën e tij për këtë arsye, duke iu bashkuar kështu Wilfried Zahas..

“Ne duam t’i heqim simulimet jashtë lojës. Më kujtohet kur kishte raste flagrante kur lojtarët e huaj e bënin këtë, por duhet ta them që lojtarët anglez kanë mësuar shumë shpejt dhe ndoshta janë mjeshtër tani. Unë nuk iu them lojtarëve të mi të simulojnë”, deklaroi Wenger./Zëri