Lorik Cana te Vëllaznimi!

Sport February 08, 2018 - 12:55
Lorik Cana i është bashkuar klubit gjakovar në Ulqin

Lorik Cana e ka vizituar Vëllaznimin në Ulqin, ku skuadra po e zhvillon fazën përgatitore.

Legjenda e futbollit shqiptar ka qëndruar për disa momente me lojtarët, përcjellë Gazeta Olle.

Sigurisht, disa prej tyre e kanë shfrytëzuar rastin për të bërë foto.

Një gjë të tillë e kanë bërë dy sulmuesit, Dardan Rogova dhe Egzon Gashi.

Lorik Cana e ka konfirmuar vizitën te Vëllaznimi edhe në Instagram, ku ka publikuar një foto me babanë e tij, Agimin.

Ky i fundit është kryetar i Vëllaznimit.

Image