Dua që Napoli ta fitojë titullin

Sport February 08, 2018 - 11:50

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo dëshiron që Napoli ta mposhtë Juventusin në garën për titullin e ligës italiane, transmeton zeri.info

Dy klubet janë në një betejë të ashpër për kreun e Serie A dhe diferenca mes tyre është vetëm një pikë.

“Napoli – Juve sot, është sikur Barcelona – Real Madrid në kohën time në La Liga”, deklaroi Ronaldo.

“Është një duel, disa hapa para të tjerëve. Napoli ka një stil të bukur të lojës, ndërsa Juventusi të shkatërron me mentalitetin e tyre të fortë dhe zgjidhjen e problemeve të tyre”, shtoi braziliani.

“Nuk e di sesi do të përfundojë, por e di sesi shpresoj që të përfundoj. Pas këtij dominimi të gjatë të Juves, do të doja që Napoli të fitonte, edhe pse si tifoz i Interit do të preferoja të thosha Interi”, u shpreh ai./Zëri