Hysaj në shënjestër të gjigantëve anglez

Sport February 08, 2018 - 09:25

Paraqitjet e mira me Napolin, kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për Elseid Hysajn

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj mund të jetë duke luajtur vitin e tij të fundit në Itali.

LEXO EDHE: Lamtumirë Real Madrid, Kovacic kthehet në Serie A

Kjo pasi ata janë duke e përcjellë dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester United dhe Arsenal, shkruan talkSPORT.

"Arsenal dhe Manchester United synojnë ta kenë në skuadër gjatë verës mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj”, shkruan kjo faqe.

Hysaj me Napolin ka kontratë deri në vitin 2021, ndërsa vlera e tij është rreth 50 milionë euro. /Express/