Kosova po e injoron, Bosnja interesohet për talentin Anes Mehmeti

Sport February 07, 2018 - 20:50

Talenti kosovar, Anes Mehmeti mund të largohet nga Kombëtarja U19 për të luajtur për Bosnjë dhe Hercegovinën

Anes Mehmeti ka qenë pjesë e Kosovës U19, por ai është injoruar në ndeshjet e fundit të Kombëtares.

Ai ditë më parë ka filluar të stërvitet me skuadrën e madhe turke, Fenerbahce, ku ka rënë në sy edhe të trajnerit.

Mos interesimi i Kosovës, mund të qojë deri të humbja e tij, sepse atë tashmë e dëshiron Bosnjë dhe Hercegovina.

Boshnjakët duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi, duke kërkuar nga Anesi që të luajë për vendin nga vjen nëna e tij.

Anesi ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë t’i mbete besnik Kosovës, apo të shkojë dhe të luajë për një shtet që ka besim në të. /Express/ 

Image