Ibar Rozaje - Bashkimi, kështu u mbyll ndeshja e Ligës Ballkanike

Sport February 07, 2018 - 19:03

Bashkimi ka regjistruar fitore në udhëtim në Ligën Ballkanike, shkruan zeri.info.

Skuadra kosovare e ka mposhtur ekipin vendës, Ibar Rozaje me rezultat 93:78 (31:18, 14:27, 24:9 e 24:24), për ta siguruar fitoren e tretë këtë sezon në këtë kompeticion krahas pesë humbjeve.

Vincent Zollo ka realizuar 19 pikë për prizrenasit, ndërsa Mikaile Tmusic i ka shtuar 18 dhe Urime Zenelaj 17.

Kurse, vendësve nuk iu kanë mjaftuar 30 pikët e Marko Perovicit dhe 19 të Nedim Felecit.

Bashkimi është i parafundit në tabelë me 11 pikë të grumbulluara pas 8 ndeshjesh të zhvilluara. /Zëri/