Ky klub i madh i Superligës do të privatizohet pas një viti

Sport February 07, 2018 - 11:41

Klubet kosovare të futbollit kryesisht menaxhohen nga Komunat e qyteteve përkatëse, shkruan sot gazeta Zëri.

Mirëpo, ato kanë nisur të vetëdijesohen dhe të shohin më larg, duke i marrë model klubet evropiane.

Një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe Vëllaznimi.

Agim Cana, babai i legjendës shqiptare të futbollit, Lorikut, në kokën e tij ka plane dhe projekte afatgjate me klubin gjakovar.

Ai ia ka vënë përpara vetes tri projekte gjigante në Gjakovë, të cilat synon t’i realizojë gjatë viteve të ardhshme.

Gjithsesi, për t’i jetësuar këto projekte i nevojitet ndihma dhe përkrahja.

Hapi i parë është privatizimi i klubit e më pas edhe ndërtimi i stadiumit të ri dhe akademia e klubit.

“Kemi biseduar dhe do të bisedojmë përsëri me kryetarin e Komunës Ardian Gjinin rreth privatizimit të klubit, i cili mund të bëhet brenda një viti apo një viti e gjysmë. Të shohim se si do të bëhet”, theksoi Cana për “Zërin”.