Lëndohet Muller

Sport February 07, 2018 - 11:30

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller është lënduar në ndeshjen e fituar 6:0 të gjigandit bavarez ndaj Paderbornit në Kupën e Gjermanisë, transmeton zeri.info

Reprezentuesi gjerman është dashur ta lëshojë fushën në minutën e 32-të, duke i liruar kështu vendin Corentin Tolissos.

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes thotë se sulmuesin e zëvendësoi si masë paraprake për ta ruajtur futbollistin, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim Muller pritet që t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore dhe të merret vesh shkalla e lëndimit.

“Muller e ka kofshën të mavijosur, kështu që duhet ta shohim sesi do të zhvillohet lëndimi gjatë ditëve në vijim. Ai ka mundur të vazhdonte, por ishte i kufizuar dhe i paaftë për të dhënë maksimumin”, deklaroi Heynckes./Zëri