Tifozët kërkuan që ta sillnin të luante në Shqipëri, Perisic i përgjigjet kritikave në Instagram

Sport January 01, 1970 - 01:00

Performanca aspak e mirë e Interit, ka bërë që tifozët zikaltër të nxjerrin dufin e tyre tek lojtarët.

Një nga të akuzuarit ishte edhe Perisic, për të cilin u kërkua që pas paraqitjeve të dobëta, ta sillnin të luante në Kategorinë e Parë shqiptare.

Por, nëpërmjet një foto të postuar në Instagram, kroati i është përgjigjur kritikave të tifozëve. “Më është dashur të luftoj si dreqi, dhe lufta si dreqi më ka bërë ky që jam”, shkruan Perisic.

Interi dhe Perisic janë në krizë të rezultateve në ndeshjet e fundit.

Image