Rikthehet Clarence Seedorf

Sport February 05, 2018 - 21:07

Seedorf edhe zyrtarisht është emëruar trajner i Deportivo La Corunas në Spanjë. 

Legjenda e Milanit, Clarence Seedorf, është emëruar si trajner i ri i Deportivo La Corunas në Spanjë.

Ish-futbollisti i shumë skuadrave me nam në Evropë si; Inter, Milan e Real Madrid – do të jetë pjesë e Deportivos të paktën deri në fund të sezonit aktual në La Ligë, bën të ditur klubi spanjoll.

Seedorfi para se të niste karrierën te Deportivo ishte trajner i Shenzenit në Kinë. Derisa në vitin 2014, ai udhëhoqi edhe Milanin për 22 ndeshje.

Image