Lajm i keq për Napolin pas fitores ndaj Beneventos

Sport February 04, 2018 - 23:20
Katastrofë për Napolin

Dries Mertens pësoi një lëndim dhe u desh të largohej nga fusha e lojës në minutën e 76-të të ndeshjes.

Napoli mposhti Beneventon me rezultat 2:0 duke u kthyer si lider në Serie A.

Por, dueli solli një lajm të keq për skuadrën fituese.

Sulmuesi Dries Mertens pësoi një lëndim dhe u desh të largohej nga fusha e lojës në minutën e 76-të të ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

Mediat italiane konfirmojnë se nuk bëhet fjalë për një lëndim të natyrës së lehtë andaj Napoli rrezikon të mbetet pa sulmuesin kryesor për së paku ndeshjen e ardhshme në Serie A. 

Image