Kështu u mbyllën katër ndeshjet e Superligës së basketbollit!

Sport February 04, 2018 - 19:49

Sigal Prishtina e ka fituar derbin e javës së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan zeri.info.

Bardhekaltrit triumfuan ndaj Trepçës vendëse në Mitrovicë me rezultat 69:64 (19:9, 17:11, 26:17 e 16:15) në praninë e 2.000 shikuesve.

Edmond Azemi ka qenë lojtari kryesor i prishtinasve, të cilëve ua solli fitoren falë 25 pikëve të realizuara, ndërsa Fisnik Rugova kontribuoi me 19 pikë.

Në anën tjetër, tek “Xehetarët” shkëlqeu më së shumti Samir Zekiqi me 22 pikë.

Ndërkohë, të shtunën Borea e ka mundur Kerasan Prishtinën në kryeqytet, 97:88 (21:20, 23:24, 29: 18 e 24:26).

Blend Matoshi shkëlqeu tek pejanët me 24 pikë, kurse Kreshnik Muçolli ishte më i miri tek kryeqytetasit me 18 pikë.

Në ndeshjen tjetër interesante, të zhvilluar të dielën, Bashkimi e mundi Golden Eagle Yllin 88:82 (16:17, 22:20, 32:21 e 20:22).

Mikaile Tmusic shënoi 20 pikë për prizrenasit, kurse Michael Harmon realizoi 33 për therandasit.

Në duelin e fundit Rahoveci e mundi me lehtësi Pejën, 110:51 (19:11, 31:12, 28:16 e 32:12). /Zëri/