Aubameyang: Do të përmirësohem akoma

Sport February 04, 2018 - 18:49

Sulmuesi i ri i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang thotë se debutimi me gol ndaj Evertonit të shtunën është vetëm fillimi dhe se ai do të përmirësohet akoma, transmeton zeri.info

28-vjeçari kompletoi transferimin e tij nga Borussia Dortmundi te Arsenali gjatë afatit kalimtar të dimrit për 63 milionë euro.

Reprezentuesi gabonez e filloi si startues takimin kundër Evertonit dhe menjëherë u vërejt impakti i tij. “Sigurisht, isha shumë i lumtur”, deklaroi Aubameyang.

“Ne e fituam ndeshjen qysh në pjesën e parë dhe pjesa e dytë ishte paksa ndryshe. Ne jemi të gjithë të lumtur. A do të ketë edhe më shumë nga unë? Mendoj se po”, shtoi ai, i cili u largua nga Borussia Dortmundi pas pesë viteve te klubi gjerman dhe 141 golave në 213 paraqitje.