Interi ka karakter të dobët

Sport February 04, 2018 - 12:39
Interi nuk njeh fitore në tetë ndeshjet e fundit kampionale

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti thotë se klubi italian ka një karakter të dobët. Interi nuk njeh për fitore në tetë ndeshjet e fundit të ligës italiane dhe së fundmi barazoi 1:1 në shtëpi ndaj Crotones të shtunën.

“Sigurisht që kam pak shqetësime sepse nuk shoh shumë përmirësim, edhe pas ndryshimeve. Ne nuk mund thjesht të hedhim kapelën në ajër, ne duhet të punojmë që të gjejmë siguri përmes stërvitjeve të përditshme që mund të na japin një ide të qartë sesi mund të përparojmë”, deklaroi Spalletti.

“Qartazi, ka disa vështirësi sepse pas gjithë kësaj kohe, ne nuk fituar ndeshje dhe nuk mund të bëjmë një lojë të rrjedhshme”, shtoi ai. “Kur diçka shkon keq, ne humbasim besimin dhe duket se kemi karakter të dobët”, u shpreh strategu italian./Zëri