Sergio Ramos shpërthen pas dështimit ndaj Levantes

Sport February 04, 2018 - 11:11


”Kjo distancë nuk është normale. Kemi bërë diçka keq gjatë sezonit".

Sergio Ramos ka shpërthyer pas dështimit të radhës të Real Madridit.

Ai ka thënë që skuadra duhet të zgjidhë ndeshjet më herët, përcjellë “Lajmi.net”.

”Dolëm në fushë me qëllimin për të fituar. Kemi bërë më të komplikuarën dhe në minutat e fundit kemi lënë të na ikin tre pikët”.

”Kjo distancë nuk është normale. Kemi bërë diçka keq gjatë sezonit”.

Image

”Të gjithëve na ka ardhur në maje të hundës ajo që ndodhi sot. Nuk menaxhojmë mirë kohët. Nëse duam të fitojmë, duam të zgjidhim ndeshjet më herët”, shtoi ai.