Në stadiumin italian gjendet një kufomë

Sport February 04, 2018 - 11:07

Rreth orës 08:30 ëmngjesin e sotëm, është gjetur një kufomë në brendësi të stadiumit “Flaminio”.

Policia e gjeti trupin gjatë një kontrolli dhe shkaqet e vdekjes së personit janë ende të panjohura nga autoritetet.

Për të gjetur arsyet dhe rethanat që çuan në këtë situatë forcat e rendit kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Momentalisht bëhet e ditur se trupi i përket një 40­-vjeçari nga Sri Lanka, i cili ka hyrë rregullisht në Itali, por prej disa javësh nuk kishte leje qëndrimi.

Stadiumi “Flaminio” dhe vetë algja prej kohësh janë të lëna pas dorë nga Bashkia e Romës, ndaj edhe ky stadium shpesh përdoret ëpr të pasrehët si vend fjetjeje.