Mustafi i uron mirëseardhje Aubameyangut: Shikona fytyrat tona, do ta kupton rëndësinë e ndeshjes ndaj Evertonit

Sport February 02, 2018 - 21:14

Pierre-Emerick Aubameyang është transferuar në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit te Arsenali.

Sulmuesi i Gabonit tashmë do të ketë mundësi të debutojë në takimin e nesërm kundër Evertonit.

Para takimit, mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, i ka shkruar disa fjalë motivuese para sfidës së fundjavës.

“Shikoni fytyrat tona dhe mund ta mëson se sa është e rëndësishme loja e nesërme për të gjithë ne! Mirë se erdhe në klub, Auba!”, ka shkruar në llogarinë personale në Facebook, Mustafi.

Theksojmë se sulmuesi është transferuar nga Borussia Dortmund te londinezët për shumën prej 62.4 milionë euro.

Arsenal pas xhiros së 25 të ligës elitare angleze zë pozitën e gjashtë me 42 pikë, përkatësisht 26 më pak se lideri Manchester City.

Ndryshe, Mustafi pritet të jetë edhe në takimin e radhës startues së bashku edhe me Granit Xhakën.