Pas problemeve të tmerrshme me lëndime, ylli i Arsenalit përfshihet në listë për Ligën e Evropës

Sport February 02, 2018 - 14:12
.

Santi Cazorla është përfshirë në skuadrën e Arsenalit për Evropa Ligë.

Mesfushori spanjoll, 33-vjeçar, nuk ka luajtur për Arsenalin që prej tetorit të vitit 2016, kur e ndihmoi skuadrën e vet të fitojë 6-0 ndaj Ludogrets në Ligë të Kampionëve, transmeton Express.

Vitin e kaluar, doktorët i thanë se për pak sa nuk i ishte amputuar këmba për shkak të infektimeve pas një serie operimesh.

E trajneri Arsene Wenger pati refuzuar në atë botë të tregonte se kur do të rikthehej ai, por tash ai është rikthyer si përforcim i vërtetë për Arsenalin.

Klubet pjesëmarrëse në Evropa Ligë janë detyruar t’i përditësojnë listat me futbollistë për fazën e nokautit.

Wenger në listë e ka ftuar edhe blerjen e re, Henrikh Mkhitaryanin, i cili do ta bartë numrin 77 në këtë garë, pasi nuk i lejohet ta veshë fanellën me numrin 7, të cilën e kishte bartur Alexis Sanchezin këtë edicion në këtë garë.

Ndërkohë, Aubameyang nuk është përfshirë për shkak se ka luajtur me Borussia Dortmundin në fillim të kësaj gare.