Mertens: Për titullin, do të luaja edhe si portier

Sport February 01, 2018 - 10:34
Dries Mertens thotë se do të luante edhe si portier vetëm për të fituar titullin e ligës italiane

Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens thotë se është i lumtur te klubi italian dhe se do të luante edhe si portier vetëm për të fituar titullin e ligës italiane, transmeton zeri.info

Reprezentuesi belg ka një klauzolë lirimi prej 28 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, por gjithashtu thuhet se ekziston një klauzolë e veçantë për klubet kineze.

Oferta nga klubet kineze kishte pasur gjatë edicionit të kaluar, por 30-vjeçari kishte vendosur që të qëndronte në Napoli.

“Ndodhi vitin e kaluar, këtë vit nuk më ka thirrur askush”, deklaroi Mertens.

“Ishte një lloj joshje, është normale dhe njerëzore, por doja që të qëndroja këtu. Dhe ende dua të qëndroj këtu”, shtoi ai.

“A do të kthehesha prapa për të fituar? Për të fituar ‘Scudetton; do të luaja mbrojtës dhe portier nëse Sarri do të ma kërkonte, edhe nëse Reina nuk do të ishte I lumtur”, u shpreh ai/Zëri