Zyrtare: Dortmund huazon yllin e Chelseat

Sport January 31, 2018 - 18:42
Dortmund huazon yllin e Chelseat

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund ka njoftuar se ka huazuar sulmuesin e Chelseat, Michy Batshuayi.

Borussia Dortmund dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për huazimin e sulmuesit të talentuar belg, Michy Batshuayi.

Lajmi është njoftuar nga skuadra gjermane dhe ajo angleze, ndërsa lojtari do të bart fanellën me numër 44.

“Borussia Dortmund ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e sulmuesit belg, Michy Batshuayi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Batshuayi i ishte bashkuar Chelseat në verën e vitit 2016 nga skuadra franceze, Marseille. /Express/

Image