Zyrtare: Arsenali nënshkruan me Aubameyangun
Sport
January 31, 2018 - 12:50
Arsenali ka transferuar sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton zeri.info
Klubi londinez ka paguar një shifër prej 63.75 milionë eurosh për sulmuesin gabonez.
Këtë gjë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc.
“Pavarësisht disa prej ngjarjeve të pakëndshme që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit, ne e kujtojmë Pierre-Emerick Aubameyangun si një histori të suksesshme”, deklaroi Zorc.
“Ne ia urojmë atij të gjitha të mirat në të ardhmen e tij me Arsenalin”, shtoi ai./Zëri