Ozil afër rinovimit

Sport January 31, 2018 - 11:23

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil është pajtuar që të nënshkruajë një kontratë të re me klubin londinez, transmeton zeri.info

Reprezentuesi gjerman pritet që ta rinovojë kontratën e tij me “topçinjtë” në ditët në vijim, raporton “Goal.com”.

Kontrata momentale e 29-vjeçarit skadon në qershor të këtij viti dhe kjo kishte bërë që e ardhmja e tij të vihet në dyshim.

Por, siç duket lojtari është i vendosur që t’i përkushtohet Arsenalit.

Trajneri i klubit londinez, Arsene Wenger kishte deklaruar së fundmi se mesfushori është afër të nënshkruajë rinovimin.

“Qëllimi ynë është që ta mbajmë Ozilin në klub. Shpresojmë që do ta menaxhojmë këtë së shpejti”, kishte deklaruar Wenger.

Ozil është pjesë e Arsenalit që prej vitit 2013, kur ishte transferuar nga Real Madridi për 47 milionë euro./Zëri