Manchester City transferon një mesfushor

Sport January 30, 2018 - 21:11

Skuadra angleze, Manchester City ka kompletuar transferimin e dytë gjatë ditës së sotme

Manchester City ka njoftuar se ka nënshkruar me mesfushorin e skuadrës amerikane New York City, Jack Harrison.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare, ndërsa lojtari është huazuar në Middlesbrough deri në fund të sezonit.

“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se kemi nënshkruar me mesfushorin e New York City, Jack Harrison. Ai do t’i bashkohet Middlesbroough në huazim deri në fund të këtij sezoni”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Harrison ka nënshkruar kontratë me Cityn deri në vitin 2021. /Express/ 

Image