Chelsea ia ofron Arsenalit këtë yll në këmbim të Giroudit

Sport January 30, 2018 - 14:02

Chelsea ia ka ofruar David Luizin Arsenalit si pjesë e marrëveshjes që e përfshin Olivier Giroudin, shkruan zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Star”, sipas të cilit menaxheri Arsene Wenger ka qenë i interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit brazilian, i cili nuk po e mendon largimin nga “Stamford Bridge”.

Luiz do të ishte i mirëseardhur për ta përforcuar qendrën e mbrojtjes së “Gunners”, pasi Wenger nuk e ka ndërmend të shpenzojë aq para sa kërkon West Bromwich Albion për qendërmbrojtësin Jonny Evans.

Image

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi dhe trajneri Antonio Conte e preferon Edin Dzekon e Romës.

Por, si alternativë e ka sulmuesin francez të Arsenalit. Giroud është i pakënaqur me hapësirën në “Emirates Stadium” dhe ky shkëmbim mund të realizohet në fund të afatit kalimtar të janarit. /Zëri/