Marotta: Do të bëjmë gjithçka për ta transferuar këtë futbollist në Juventus

Sport January 30, 2018 - 08:16

Giuseppe Marotta ka konfirmuar interesimin për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar interesimin për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Reprezentuesi gjerman ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me “Reds” dhe do të largohet si futbollist i lirë, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Emre Can do të jetë futbollist i lirë nga qershori 2018 andaj një klub si i yni është normale që t’i hedh sytë tek ai. Kemi zhvilluar kontakte me përfaqësuesit e tij por nuk është e thënë se e kemi arritur marrëveshjen”, deklaroi Marotta, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk do të jetë e lehtë sepse edhe Liverpool do të mungohet t’ia vazhdojë kontratën. Po ashtu, nuk duhet harruar bisedimet me klubet tjera. Objektivi ynë është ta sjellim në Torino me çdo fuqi që është e mundur”, u shpreh ai.