Arsenali, jo edhe aq mirë së fundmi

Sport January 29, 2018 - 11:40

Portieri i Arsenalit, Petr Cech thotë se klubi londinez nuk ka qenë në standardin e tyre së fundmi dhe se është dashur të ketë më shumë pikë në këtë fazë të edicionit, transmeton zeri.info

Çeku shprehet se Arsenali duhet të marrë më shumë pikë në mënyrë që të rikthehet në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

“Topçinjtë” mbetën jashtë Ligës së Kampionëve këtë edicion, për herë të parë nën drejtimin e Arsene Wengerit.

Rikthimi në garën më prestigjioze evropiane shihet si prioritet këtë edicion në “Emirates”.

Sidoqoftë, klubi londinez momentalisht gjendet në vendin e gjashtë, me 5 pikë më pak sesa vendi i katërt.

“Këtë edicion, ne kemi pasur ndeshje qe kemi luajtur shumë mirë, por ne kemi pasur aq shumë ndeshje kur nuk kemi qenë në standardin e duhur dhe kjo është një gjë që duhet ta rregullojmë për pjesën e mbetur të edicionit”, deklaroi Cech./Zëri