De Gea, i lumtur te Manchester United

Sport January 29, 2018 - 10:47

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea thotë se është shumë i lumtur në “Old Trafford”, pavarësisht zërave që e lidhin atë me një kalim te Real Madridi, transmeton zeri.info

Pas një fillimi të ngadaltë në Angli, gjë e cila solli shumë pikëpyetje për përshtatshmërinë e tij në Premierligë, por tani është kthyer në njërin prej portierëve më të mirë në botë.

Sidoqoftë, emri i reprezentuesit spanjoll disa herë është lidhur me një rikthim të mundshëm në Spanjë te Real Madridi. Por, 27-vjeçari shprehet se është i lumtur te Manchester Unitedi.

“Kur e mendoni që jam në edicionin e shtatë këtu, jam shumë i lumtur për gjithë kohën e kaluar këtu”, deklaroi De Gea.

“Shumë gjëra kanë ndodhur, shumica prej tyre janë shumë të mira. Një apo dy gjëra jo aq të mira, por jam shumë i lumtur”, shtoi ai./Zëri