Arsenali afër Aubameyangut

Sport January 29, 2018 - 10:31

Arsenali është shumë afër transferimit të sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton zeri.info

Klubi anglez dhe ai gjerman janë pajtuar në parim për shumën e transferimit në vlerë prej 68 milionë eurosh, raporton “Goal.com”.

Arsenali dhe Borussia Dortmundi tash e disa javë janë në negociata për 28-vjeçarin, ndërkohë që klubi londinez refuzonte të paguante çmimin e kërkuar prej 70 milionë eurosh të gjermanëve.

Raportohet se reprezentuesi gabonez tashmë është pajtuar për kushtet personale dhe njoftimi zyrtar për marrëveshjen pritet të bëhet së shpejti.

Sulmuesi, i cili kishte realizuar 31 gola në edicionin e kaluar, ishte lënë jashtë ekipit për dy ndeshje radhazi të Dortmundit për shkak të mungesës së tij në një mbledhje të ekipit, kurse trajneri Peter Stoger e kishte akuzuar se nuk është i përqendruar.

“Ne jemi të gatshëm që të pajtohemi për transferimin në disa parametra të caktuara, por vetëm nëse këto plotësohen”, ka thënë drejtori sportiv i gjermanëve, Michael Zorc./Zëri