S’ka fitues në derbin mes Marseille dhe Monaco

Sport January 28, 2018 - 23:00

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Marseille dhe Monacos.

Ndeshja e përfunduar në ‘Velodrome’ dhuroi emocione të mëdha, katër gola dhe një barazim 2:2.

LEXO EDHE: Messi s’e lë Barcelonën të ''koritet''

Fillimi i ndeshjes ishte me intensitet të lartë të lojës, me Monacon që kaloi në epërsi në minutën e 4’ përmes Keita.

Tre minuta më vonë, Marseille barazojë me anë të Rami.

Sikurse fillimi i pjesës së parë, ishte edhe fillimi i pjesës së dytë, me Germain që shënoi për 2:1 në minutën e 47’, ndërsa Fabinho në minutën e 51’, barazojë për 2:2.