Ekskluzive: FC Prishtina mund edhe Empolin, nënshkruan me Visar Musliun

Sport January 27, 2018 - 23:57

Mbrojtësi i njohur shqiptar nga Maqedonia, për të cilin ishte i interesuar edhe Empoli i Italisë, e lëre më klubet nga Shqipëria dhe rajoni, Visar Musliu, ka përfunduar në Turqi, raporton 'Zëri.info'.

Jo te Fenerbahçe apo Galatasaray, por te gjiganti kosovar, FC Prishtina. Reprezentuesi maqedonas i është bashkuar ekipit bardh e kaltër në përgatitje në Antalya.

Klubi ende nuk ka njoftuar asgjë rreth tij, por “Zëri” ekskluzivisht mëson se presidenti Remzi Ejupi e ka bindur atë që të vishet bardh e kaltër dhe ta ndihmojë Prishtinën në pranverë drejt titullit dhe Kupës.

Së fundmi ai ishte lojtar i gjigantit maqedonas, Vardarit. Konsiderohet si njëri ndër mbrojtësit më perspektiv shqiptar. Detajet e kontratës nuk dihen. /Zëri/Image Image